TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Dhjetor 2025, 16:04

Pas betimit në Kuvend, Endri Shabani merr zyrtarisht detyrën e Avokatit të Popullit

Shkruar nga Pamfleti
Pas betimit në Kuvend, Endri Shabani merr zyrtarisht detyrën e
Prezantimi i Shabanit

Avokati i ri i Popullit, Endrit Shabani, mori sot zyrtarisht detyrën, vetëm një ditë pas betimit para Kuvendit të Shqipërisë. Me këtë hap, ai nis zyrtarisht mandatin kushtetues në krye të institucionit që ka për mision mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve.

Prezantimi i tij përpara administratës dhe stafit të institucionit u krye nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genci Gjonçaj, në përputhje me procedurat kushtetuese dhe në respekt të vijimësisë institucionale.

Institucioni i Avokatit të Popullit vlerësoi publikisht kontributin e paraardhëses, Erinda Ballanca, e cila qëndroi në detyrë për 8 vite dhe ka vijuar të ushtrojë funksionin edhe përtej afatit kushtetues. Gjatë kësaj periudhe, Ballanca ka siguruar stabilitet dhe ka mbrojtur në mënyrë aktive të drejtat e qytetarëve, edhe në një kontekst politik dhe social të vështirë.

shabani avokati i popullit prezantimi

Lini një Përgjigje