TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Dhjetor 2025, 14:50

Altin Dumani në Kosovë, Ambasada Britanike jep sinjale për ish-kreun e SPAK

Shkruar nga Pamfleti
Altin Dumani në Kosovë, Ambasada Britanike jep sinjale për
Altin Dumani në Kosovë, Ambasada Britanike jep sinjale për ish-kreun e SPAK

Një ekip përfaqësuesish ka zhvilluar sot një takim me ish kreun e SPAK, Altin Dumani, ku në fokus të diskutimit ka qenë forcimi i bashkëpunimit mes institucioneve të zbatimit të ligjit në Shqipëri dhe Kosovë.

Sipas njoftimit nga Ambasada Britanike, palët janë shprehur të kënaqura për takimin dhe kanë diskutuar mbi lehtësimin, në të ardhmen e afërt, të shkëmbimit të njohurive, ekspertizës dhe përvojës profesionale me institucionet e zbatimit të ligjit të Kosovës.

Takimi vlerësohet si një hap pozitiv drejt rritjes së koordinimit dhe bashkëpunimit profesional mes institucioneve homologe, me synimin për të forcuar më tej sundimin e ligjit dhe kapacitetet institucionale në rajon.

“Të kënaqur që ekipi ynë u takua sot me Altin Dumanin, ish-shefin e SPAK-ut për të diskutuar lehtësimin, në të ardhmen e afërt, të shkëmbimit të njohurive, ekspertizës dhe përvojës profesionale me institucionet e zbatimit të ligjit të Kosovës. Ky angazhim, i mbështetur përmes projektit tonë, thekson rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe bashkëpunimit praktik në forcimin e sundimit të ligjit.", thuhet në njoftim.

 

altin dumani kosove ambasada britanike

Lini një Përgjigje