Ardian Kalija, avokati i zv.kryeministres Belinda Balluku ka kërkuar shtyrjen e mbledhjes së Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për autorizim për arrestimin e zv.kryeministres.
Mësohet se në kërkesën e tij, avokati ka thënë se i duhet kohë për mbrojtjen.
Ditën e sotme në Kryesinë e Kuvendit po mbahet me dyer të mbyllura mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku do të shqyrtohet kërkesa e SPAK për autorizim për arrestimin e Belinda Ballukut. Për dy orë me radhë palët diskutuan aspektin procedural se si do zhvillohej mbledhja.
PD kërkoi që mbledhja të jetë e hapur për publikun, por PS kundërshtoi me argumentin se duhet ruajtur sekreti hetimor. Edhe vetë SPAK ka kërkuar mbledhje me dyer të mbyllura, kërkesë e artikuluar edhe në mbledhjen e sotme.
Pas 2 orësh diskutime u vendos që mbledhja të zhvillohet me dyer të mbyllura dhe prokurorët e SPAK lexuan kërkesën për autorizim për arrestimin e Ballukut. Zv.kryeministrja Belinda Balluku nuk është paraqitur në mbledhje, por ka dërguar avokatin Ardian Kalija. Ky i fundit ka kërkuar që të njihet me provat e SPAK dhe t'i vendoset në dispozicion USB-ja.
Lini një Përgjigje