TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Dhjetor 2025, 11:33

UPDATE/ Edicioni Informativ i orës 12:00, zhvillimet kryesore në pak minuta

Shkruar nga Pamfleti

Edicioni informativ ora 12:00 | Pamfleti

UPDATE/ Edicioni Informativ i orës 12:00, zhvillimet kryesore në pak

Në këtë edicion informativ ndiqni zhvillimet kryesore të ditës në Shqipëri, Kosovë dhe botë.

SPAK kërkon arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku, ndërsa Këshilli i Mandateve shqyrton kërkesën pa u njohur me provat. Kreu i ri i SPAK, Klodian Braho, paraqitet për herë të parë në Kuvend në ditën e parë të mandatit të tij.

Sali Berisha paralajmëron përshkallëzim të protestës së 22 dhjetorit deri në grevë urie kundër qeverisë Rama. Në Kuvend, mazhoranca dhe opozita përplasen për përjashtimin e deputetëve të PD-së pas tensioneve fizike në seancë.

Në Kosovë, policia arreston një ish-ministër në kuadër të një hetimi për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës. Në SHBA, presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane pas një ngjarjeje të rëndë me armë, ndërsa një aksident ajror me avion privat shkakton gjashtë viktima.

Në botën e kulturës, Akademia e Filmit vendos që nga viti 2029 ceremonia e Oscar-ëve të transmetohet ekskluzivisht në YouTube.

Ndiqni edicionin informativ ora 12:00 në Pamfleti për të gjitha detajet dhe zhvillimet më të fundit.

 

Lini një Përgjigje