Sali Berisha u paraqit sot në SPAK, pasi iu shmang prej muajsh kërkesës së Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Në lidhje me këtë analisti Artur Zheji është shprehur se kjo mund të ketë dy anë të historisë, ku e dyta është që SPAK mund të ketë përgatitur një goditje më të fortë në vazhdim.
Zheji tha se po të marrim regjistrat e historisë, është hera e parë që doktori kapërcen dyert e drejtësisë.
“SPAK ndoshta janë me të vërtetë jashtëzakonisht të kënaqur dhe nuk u besohet që po u vjen Saliu. Doktori aty si “Çeçua”, kur hyn kërkon gjeneralitete me avokat. I duket kaq magjike, sa po e tolerojnë këtë pjesë. Ky është leximi i parë.
Ndërsa leximi i dytë është që ndoshta kanë përgatitur një goditje të dytë shumë të fortë dhe e lënë këtë teatrin e vogël sepse më pas do të vijë një goditje e madhe e akuzës dhe investigimit që ata bëjnë. Këto dy aludime shoh unë, por prirem të besoj të parë. Akoma nuk arrij ta besoj, sepse po të marrim regjistrat e historisë, është hera e parë që doktori kapërcen dyert e drejtësisë”, tha Zheji në “ABC News”.
Lini një Përgjigje