
Detaje të reja janë bërë publike nga dosja hetimore e mjekut Dervish Hasi i cili është arrestuar nën akuzat “trafikim i të miturve” dhe “pornografi”, për shkak se për 2 vite mbajti një 16-vjeçare si gruan e tij të katërt.
E mitura mësohet se ka deklaruar se i njihte tre gratë e tjera të mjekut dhe se ajo praktikon fenë muslimane që u lejon meshkujve të kenë shumë gra.
“Na martoi një hoxhë”, ka thënë 16-vjeçarja duke sqaruar se martesa është bërë sipas një dokumenti fetar që njihet si “Nikah”.
Në dëshmi e mitura rrëfen se e njohu mjekun në moshën 14 vjeçare dhe për dy vite vijuan komunikimin, ndërsa kur bëri 16 vjeç kanë kryer marrëdhënie intime.
Ajo pranon se gjithçka e ka bërë me dëshirë.
Prindërit e 16-vjeçares sipas dosjes janë shprehur se vajza nuk i dëgjoi duke u shprehur se “nëse do ndahej prej tij, do të vriste veten”.
Në kushtet kur vajza nuk pranonte të shkëpuste kontaktet me mjekun, sipas dosjes, të dy prindërit thonë se i kanë kërkuar edhe vetë mjekut Hasi që të mos kishte me kontakte me vajzën. Ky i fundit ka thënë “S’po bëjmë asgjë të keqe”.
Lini një Përgjigje