TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Janar 2024, 17:27

Rrëzimi i skelës, gruaja e dëmtuar është bashkëshortja e Bledi Shkëmbit; ish-futbollisti paralajmëron padi

Shkruar nga Pamfleti

Rrëzimi i skelës, gruaja e dëmtuar është

Gruaja e cila mbeti e dëmtuar nga rrëzimi i i një skele dje në Tiranë, është bashkëshortja e ish-futbollistit të njohur Bledi Shkëmbi.

Ish-kapiteni i skuadrës së futbollit “Skënderbeu”, ka folur për “TCH, duke thënë se ka kontaktuar avokatin për përgatitjen e dokumenteve për të ngritur padi ndaj firmës së ndërtimit, përfaqësues të së cilës deri në mesditë nuk kanë kontaktuar askënd për të mësuar mbi gjendjen shëndetësore të dy peronave.

Vlen të theksohet se, për incidentin mëngjesin e kësaj të marte u arrestuan për veprën penale të shkeljes së rregullave dhe mbrojtjes në punë Elton Osmanllari, punëtor, Erjon Kanto, sipërmarrës dhe Zef kalaj inxhinier i kompanisë Arlis. Sipas verifikimeve të grupit hetimor në terren, ata nuk kishin zbatuar rregullat për të ruajtur, qoftë punëtorët, ashtu edhe këmbësorët.

Pas arrestimit të 3 përgjegjësve për incidentin, kantieri i ndërtimit ishte boshatisur dhe puna ishte ndërprerë në pallatin Arlis. Nga ana tjetër, dy të plagosurit vijojnë të jenë në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

 

Lini një Përgjigje