TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Janar 2024, 16:03

102 incidente në punë gjatë vitit 2023/ Pas arrestimit të 3 përgjegjësve, boshatiset kantieri në pallatin “Arlis"

Shkruar nga Pamfleti

102 incidente në punë gjatë vitit 2023/ Pas arrestimit të 3

Dëmtimi i dy kalimtarëve nga rrëzimi i një skele nga pallati në ndërtim i firmës "Arlis" ka vënë përpara përgjegjësisë penale tre persona.

Mëngjesin e sotëm u arrestuan për veprën penale të shkeljes së rregullave dhe mbrojtjes në punë Elton Osmanllari, punëtor, Erjon Kanto, sipërmarrës dhe Zef Kalaj inxhinier i kompanisë “Arlis”. Sipas verifikimeve të grupit hetimor në terren, ata nuk kishin zbatuar rregullat për të ruajtur, qoftë punëtorët, ashtu edhe këmbësorët.

Pas arrestimit të 3 përgjegjësve për incidentin, kantieri i ndërtimit ishte boshatisur dhe puna ishte ndërprerë në pallatin Arlis.

Nga ana tjetër, dy të plagosurit vijojnë të jenë në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Incidenti i ndodhur në një pallat në ndërtim në Tiranë ku u plagosën dy kalimtarë nuk është një rast i izoluar. Gjatë vitit 2023 u evidentuan 102 raste nga të cilat u identifikuan 115 autorë të shkeljes së rregullave dhe mbrojtjes në punë nga të cilët 35 u arrestuan.

Sektorët më problematike përsa i përket incidenteve në punë, ku jo rrallë herë kemi hasur edhe humbje jete nga punëtorët janë ndërtimi, minierat dhe fasoneritë./TCH

Lini një Përgjigje