TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Janar 2024, 16:18

“Arresti me burg kambanë alarmi”, ish-prokurori: Është bërë si bukë me djathë, caktohet kur nuk është e nevojshme

Shkruar nga Pamfleti
“Arresti me burg kambanë alarmi”, ish-prokurori:
Eugen Beci

Ish-prokurori Eugen Beci ka folur për masën “arrest me burg”, të cilën e quajti të tepruar, pasi po caktohet dhe kur nuk është e nevojshme.

Një gjë të tillë, sipas Becit, e tregoi edhe GJEDNJ me vendimin për rastin 'Hysa', një zyrtare e cila ishte mbajtur në arrest me burg pa të drejtë nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Ish-prokurori tha se kjo masë duhet të jetë në shkallën e fundit të masës së sigurimit që mund të merret.

“Vendimi i GJEDNJ në rastin Hysaj është tipikja e vështirësive që po hasin qytetarët me gjyqësorin shqiptar ku masa e sigurimit “arrest me burg” është bërë si bukë me djathë. Një masë e tillë jepet vetëm nëse çdo masë tjetër është e papërshtatshme. Organet shqiptare si për 0.1 gram si për 10 kg japin arrest me burg, nuk bëjnë fare kategorizim”, tha Beci në “Report TV”.

Beci shprehet se arresti me burg është esktremi i fundit i një mase sigurimi, pasi edhe vetë GJEDNJ e ka quajtur të papërshtatshëm. Sipas tij çështja Hysaj është këmbanë alarmi për organet ligjzbatuese shqiptarë.

"Arresti me burg është ekstremi i fundit i një mase sigurimi. Vetë GJEDNJ e ka quajtur të padrejtë mënyrën e izolimit të një qytetari. Ky është vendim referues për institucionet tona. Është detyrues për çështjen Hysa por këmbanë alarmi për organet ligjzbatuese shqiptare që duhet ta kuptojnë se arresti me burg nuk është mënyra e duhur”, përfundoi Beci.

eugen beci arrest me burg

Lini një Përgjigje