
Nisja e këtij viti shënon hyrjen në fuqi të “ligjit” të ri në Shkodër sipas të cilit çdo qytetar apo biznes që ndot dhe dëmton qytetin, hedh mbeturina dhe inerte, do të ndëshkohet me gjobë nga 50 mijë deri në 200 mijë lekë të vjetra.
“Nëse një biznes apo ambulant nuk pastron territorin përreth pasi lënë punën, dy apo pesë metra, do të ndëshkohen. Do të ndëshkohen edhe qytetarët që ndotin hapësirat publike ose hedhin qese të mëdha me mbetje në koshat që janë për kalimtarët ose turistët”, ka sqaruar Përgjegjësja e Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Bashkinë e Shkodrës, Ina Xhakoni.
Për të ndjekur zbatueshmërin e rregullit të ri, në terren do të jetë policia bashkiake, përfshirë administratorët dhe inspektorët, por mund të denoncojnë edhe vetë qytetarët.
Së bashku me mjedisin, është përcaktuar edhe paketa me masa për shkeljet e normave dhe rregullave ndaj etikës së bashkëjetesës në komunitet, qetësinë dhe sigurinë publike.
Lini një Përgjigje