TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Janar 2024, 16:52

Protesta e blegtorëve në aksin Levan-Tepelenë, policia shoqëron 4 prej tyre

Shkruar nga Pamfleti

Protesta e blegtorëve në aksin Levan-Tepelenë, policia

Blegtorët e Fierit dhe Mallakastrës kanë protestuar sot kundër monopolizimit të prodhimit të qumështit.

Protestuesit kanë bllokuar për disa minuta aksin rrugor Levan-Tepelenë. Sipas tyre ulja e çmimit të qumështit nga punishtet si dhe mungesa e subvencioneve janë kthyer në problem për sektorin.

Pas përfundimit të protestë, policia ka shoqëruar në komisariat 4 prej pjesëmarrësve të cilët pasi janë marrë në pyetje janë lënë të lirë.

Blegtorët kanë deklaruar se do të ketë përshkallëzim të protestave të tyre nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre.

blegtore proteste

Lini një Përgjigje