TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Janar 2024, 18:02

Operacioni "Tempulli 2", eksperti i sigurisë: Janë kapur ‘ushtarët' jo ‘gjeneralët’

Shkruar nga Pamfleti

Operacioni "Tempulli 2", eksperti i sigurisë: Janë kapur

273 persona u arrestuan në kuadër të operacionit "Tempulli 2", pasi shpërndanin drogë në të gjithë vendin.

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa, ka dhënë detaje duke treguar se hetimet kanë nisur që në muajin shtator. Duke u nisur nga numri i lartë i të arrestuarve, Softa tha se kjo tregon se nuk ka dekonspirim nga radhët e policisë.

“Janë hetime që janë nisur që në shtator. Finalizimi i operacionit të parë dhe finalizimi i operacionit të dytë janë një punë e madhe prej kohës. Kanë stimuluar edhe blerje për të pasur mundësi të çojnë drejt gjykatë nëpërmjet videove fakteve dhe komunikime. Nga 273 të ndaluar, tregon për një jo dekonspirim të operacionit të policisë, për të mos pasur mundësi për të dekonspiruar operacionin. Kemi 306 ambiente të kontrolluara. Tregon për një volum dhe punë të mirë të kryer nga kjo strukturë. Numri i të arrestuarve shkon diku tek 500 e ca persona. Është vetëm maja e ajsbergut për të gjithë personat e përfshirë”, tha Softa.

Eksperti i sigurisë shprehet se ky operacion tregoi një realitet të hidhur në vend sa i takon konsumit të lëndëve narkotike. Softa tha se hetimet duhet të çojnë tek prodhuesit dhe shpërndarësit kryesor, pasi janë goditur ‘ushtarët’ dhe jo ‘gjeneralët’.

“Shpërndarja dhe trafikimi i lëndëve narkotike jo vetëm në afërsi të shkollave por edhe në të gjithë territorin është një realitet i hidhur. Tregon se edhe tregu i brendshëm është një treg serioz. Ky zinxhir hetimi duhet të na çoj tek prodhuesit apo tek shpërndarësit kryesor. Policia është në rrugën e duhur, veprimet janë profesionale. Po këta njerëz që shpërndajnë ku e gjejnë drogën, ku furnizohen. Kush janë grosistët. Brenda tyre përfshihen persona me pushtet. Deri tani jemi tek ushtarët ne duhet të shkojmë te gjeneralët. Si hyjnë në territorin shqiptar droga. Si mund të kemi një polici kufitare më shembullore. Sot jemi te ai lloj krimi ku makinat vidhen jo për tu shitur për të bërë para, por për të bërë atentate. Fakti që nuk kapen tregon se o janë në një nivel të lartë profesional ose bashkëpunojnë me persona të lartë”, u shpreh Softa për “Report Tv”.

Lini një Përgjigje