
Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar paraqitjen sot në SPAK të Sali Berishës. Ai ka publikuar në Facebook skenat e një humori të vjetër tiranas, teksa uron që ai të tërheqë këmbën zvarrë për gjithë të tjerët.
“Emrin?! Emrin mor po t’them?!” Edhe i pata thënë me kohë, këtij Cen Tymit, se ka per te ardhur dita, kur do të të pyesin “emrin e babës, emrin e nenës”…
Po “jo që jo” ai, na kokëderr …
Thuaj, shyqyr që në këto kohëra të trazuara nuk ka më dordomuz, se do i kishte dale tymi i zi nga veshët…
Inshallah, këmbën zvarrë Ceno edhe për ndonjë me shallvare”, shkruan ai.
Sali Berisha ka mbërritur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme i shoqëruar nga forca policie. Para SPAK ishin mbledhur një numër i konsiderueshëm i mbështetësve të tij. Ai u pyet dy orë për aferën me kompleksin “Partizani”.
Lini një Përgjigje