
Vrasja me snajper e Gëzim Sinomatit në Vlorë mbrëmjen e 7 janarit, është ende pa autor.
Eksperti i sigurisë Fatjon Softa ka folur për ekzekutimin e 22-vjeçarit i cili u shpreh se ka dy pista të besueshme hetimi, e para lidhet me lidhjet e viktimës në Belgjikë, dhe e dyta mund të jetë për hakmarrje.
"Nuk është rasti i parë i përdorimit të snajperëve është rasti i tretë apo katërt. Është rasti i parë ku me një goditje realizon eliminim e objektivin. Në atë moment ka pasur fikje të dritave në zonë. Këtu ka dy pista të besueshme, njëra përfshihet me lidhjet e tij në Belgjikë, duke qenë se kishte disa ditë që ishte kthyer, dhe mund të jenë edhe plagët e vjetra siç ishin hakmarrjet në ’97. Babai i personit të eliminuar ka qenë pjesë grupit Gaxhai. Mund të jetë një pistë e mundshme hakmarrja. Xhaxhait të viktimës i është vendosur tritol 2 vite më parë”, tha Softa për “Report Tv”.
Eksperti i sigurisë ngriti po ashtu shqetësimin e futjes së këtyre armëve në vendin tonë. Softa u shpreh se këto armë futen nga Porti i Durrësit.
“Ata mund të hyjnë ose me pjesë dhe të motohen këtu. Një mundësi është porti i Durrësit. Ku kemi një ndalim të një snajperi të kapur, të ardhur nga Kosova dhe nga Serbia dhe lëndët eksplozive vijnë nga këto vende Kosova apo Serbia. Një mundësi janë edhe burimet e brendshme”, u shpreh Softa.
Sa u takon vrasësve me pagesë dhe qitësve profesionistë, Softa tha se alternativë mund të jenë nga ish-struktura ushtarake apo punonjës të policisë. Eksperti preku edhe çështjen e përgatitjes së tyre nëpër poligone në ndryshme në vend. Sipas Softës nëpër poligone mund të shkoj çdo qytetar mbi 18 vjeç, por sipas tij këto nuk mund të lejohet çdo kush nëpër poligone dhe të nxisësh të rinjtë të perfeksionojnë gjuajtjen me armë.
“Alternativa mund të jetë nga ish-struktura ushtarake apo punonjës të policisë. Njohin artin luftarak, largimit pa lënë gjurmë. Këta janë pjesa elitë dhe janë kontingjent i frikshëm, në momentin që rekrutohen apo bëhen pjesë gupeve kriminale. E frikshme është ku përgatiten nëpërmjet poligoneve. Në Shqipëri mund të shkojnë persona vetëm se janë mbi 18 vjeç. Dhe pa asnjë motiv! Në Itali s’mund të shkojë gjithkush! Ose duhet të jesh roje private, ose i polici bashkie ose i forcave të policisë që lejohen me ligj, pjesa tjetër nuk mund të shkojë dhe të nxisësh të rinjtë për të perfeksionuar gjuajtjen me armë”, përfundoi ai.
Lini një Përgjigje