
Në kuadrin e hetimeve, SPAK ka vendosur që të thërrasë Sali Berishën si personi në dijeni, ndërsa prokurori i Prokurorisë Speciale është Elvin Gokaj. Berisha do të paraqitet përpara agjentit të BKH-së, Ardit Neli në orën 10:00 të së martës. Ndërkohë në fletëthirrje paralajmërohet se nëse ai nuk paraqitet do të merret forcërisht...
Kreu demokrat Sali Berisha është thirrur nga SPAK jo përsa i takon çështjes ‘Partizani’, por për një kallëzim që ka depozituar në Prokurorinë Speciale gjyqtarja Irena Gjoka.
Në fakt kallëzimi nuk është ngritur direkt ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha, por ai thirret me cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes.
Më konkretisht, ndaj gjyqtares Gjoka është artikuluar një akuzë për një rryshfet prej 500 mijë euro. Deklarata është bërë në 23 shtator 2024, kohë kur Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi ishin në masa sigurie, ndërsa akuza është bërë nga Argita Malltezi.
“Ajo që dihet nga të gjithë, besoj edhe nga gazetarët, gjyqtarë dhe prokurorë të SPAK, 17 veta rezultojnë në dosjen e Encrochat të përfshirë. 17 veta nga gjyqësori special, përveç të tjerëve. Pyetja që duhet të bëni është pse nuk del kjo gjë? Gjyqtarja e çështjes, Irena Gjoka pretendohet se gjithashtu është në një video, a është e vërtetë, nuk e di, mua më thonë që është në një video të marrë nga një aparat celular i një gazetari të larguar nga Shqipëria, në të cilin ajo rezulton e filmuar duke biseduar me një ish-eksponent të Partisë Socialiste duke negociuar për tarifën që i kërkon prej 500 mijë euro për të mos e futur në grup të strukturuar kriminal. Duhet të na thotë SPAK nëse është apo jo e vërtetë kjo”, ishte deklarata e vajzës së ish-kryeministrit Sali Berisha.
Referuar kësaj deklarate, Gjoka i është drejtuar SPAK-ut, i cili ka nisur procedimin penal 193/2024. Në kuadrin e hetimeve, SPAK ka vendosur që të thërrasë Sali Berishën si personi në dijeni, ndërsa prokurori i Prokurorisë Speciale është Elvin Gokaj. Berisha do të paraqitet përpara agjentit të BKH-së, Ardit Neli në orën 10:00 të së martës. Ndërkohë në fletëthirrje paralajmërohet se nëse ai nuk paraqitet do të merret forcërisht.
Ish-Kryeministri ka artikuluar një seri akuzash në drejtim të Irena Gjokës. Këtë të fundit e ka akuzuar se ka falsifikuar dokumentet në procesin e vetting, duke fshehur edhe një dënim dhe dëbim nga Greqia. Madje Berisha ka paraqitur një seri dokumentesh, që sipas tij provojnë deklaratat e tij, lidhur me akuzat ndaj Irena Gjokës.
Kjo e fundit i është shmangur replikave apo reagimeve publike dhe duket se ka zgjedhur që t’I drejtohet SPAK, jo për të paditur Berishën, por vajzën e tij, Vepra për të cilën Gjoka ka ngritur padinë ka të bëjë me fyerjen ndaj gjyqtarit dhe dënohet nga gjobë deri në 3 muaj burg.
Ndërkohë, avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, ka njoftuar se kreu i Partisë Demokratike është thirrur për të dëshmuar në SPAK, në lidhje me një kallëzimin të gjyqtares së GJKKO-së, Irena Gjoka. Gjokutaj ka publikuar edhe fletë-thirrjen që mban firmën e prokurorit.

Lini një Përgjigje