TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Qershor 2025, 16:04

Siguria ushqimore në Komisionin e Shëndetësisë, PD thirrje për reformim të AKU-së: Helmimi në Gramsh, kambanë alarmi

Shkruar nga Pamfleti

Siguria ushqimore në Komisionin e Shëndetësisë, PD thirrje

Në Komisionin e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, përveç miratimit të projektligjit për “Shëndetin e Kafshëve”, u debatua edhe mbi problematikat e sigurisë ushqimore.

Duke sjellë në vëmendje rastin e helmimit nga salmonela të fëmijëve në kopshtin e Gramshit, opozita kërkon reformim të Agjencisë Kombëtare të Ushqimit AKU-së dhe ndarje nga Ministria e Bujqësisë, pasi sipas tyre është në konflikt interesi. 

Pjesë nga debati:

Shehu: AKU është krejtësisht jashtë funksioneve, pse ju jeni teknik, profesional dhe korrupsionin e thellë. Siguria ushqimore, zero, shkatërruese, çfarë ndodhi me salmonelat. Nuk ka asnjë konkluzion. Pra, AKU për mua duhet të reformohet dhe do duhet të kthehet në një agjenci me standarde perëndimore, aq më tepër që është pjesë e Ministrisë së Bujqësisë. Ka konflikt të madh interesi. Nuk mund të ketë ministria edhe prodhimin edhe kontrollin.

Spahiu: Problemi i ngritur nga kolegu për AKU-në, ligji që ne kemi miratuar për inspektoriatin besoj se do ta ndryshojë situatën. Do të ketë ndryshime edhe për mënyrën sesi përgjigjet kontrolli, dhe pa krijuar shqetësim edhe biznesit.

Jaupllari (Zv.Ministër i Bujqësisë): I frymë më shumë se sa duhet kësaj çështje.

Gjergji: Situatës në Gramsh, i frymë më shumë se sa duhet? Situatës në Gramsh ne nuk mund t’i fryjmë. Janë raste, janë fakte, janë fëmijë të shtruar në spital. Janë nja 3200 salmonela dhe ju e dini shumë mirë. Asnjë nga ato nuk është e rrezikshme? Është një kambanë alarmi.

Lini një Përgjigje