
Avokati Spartak Ngjela, duke analizuar negociatat që po zhvillohen mes PS dhe PD, zbuloi edhe se kush fiton nga kjo marrëveshje mazhorancë-rithemelim.
Në një intervistë për emisionin “Breaking” në ‘Top Channel’, Ngjela tha se nga kjo lëvizje do të përfitojë Lulzim Basha. Sipas avokatit të gjithë demorkatët besnikë, nuk do ta honepsin dot një marrëveshje me Ramën dhe për këtë arsye do të spostohen te PD-ja e Bashës.
Më tej ai shtoi se gabimin më të madh në PD, e bëri Berisha duke krijuar lëvizje e rithemelimit e cila më pas sipas tij përçau partinë. Sipas Ngjelës, Berisha e krijoi Rithemelimin për t’i shpëtuar SPAK-ut, teksa theksoi se Berisha harroi se SPAK-u është në duart e amerikanëve.
“Do ulen në një tryezë me mazhorancën? Nëse do ulen kjo është pozitive, por të shikojmë se çfarë do komunikojnë, fjalë apo arsye politike të nivelit të lartë. Do t’i japin më shumë mundësi Bashës. Politika në Shqipëri është pasionante. Konflikti politik është armiqësi dhe tani ata ultrat e PD po e shikojnë këtë lëvizje dhe do shkojnë nga Basha. Kjo është historia. Çështja kryesore ishte që nuk duhet të përçahej PD. Saliu hyri kot në lojë me frymën e “Rithemelimit”. Ishte kërkesë individuale. Ai mendoi që ‘unë do përdor patinë për të shpëtuar veten’, po se ça do shpëtonte nga SPAK-u, asnjë nuk e kupton, se Spak-u nuk drejtohet nga ne, por nga Uashingtoni dhe BE. Ata e financojnë, për të na shpëtuar nga korrupsioni.
Problemi qëndron që e vetmja shpresë e Saliut është ‘miting’ dhe i bën të dalin në shesh, të rrëzojë regjimin, ca lidhje ka kjo? Marrja e pushtetit është bashkimi i PD-së. Si bashkohet? Nuk kuptojnë nga politika se janë pasionantë me UNIN, politika nuk e pranon këtë, politika nxjerr një ekip të ri, që ke marrëveshje të brendshme. Nuk bëhet kështu, duhet lëvizje politike me figura të pakorruptuara. Këto figura nuk do jenë armiq, por forca e këtyre rigrupon këta”, u përgjigj avokati.
Lini një Përgjigje