TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Mars 2024, 18:20

“21 janari krim shtetëror”, Romeo Kara: Berisha nuk mund t’ia hedhë aty ku është derdhur gjak!

Shkruar nga Pamfleti

“21 janari krim shtetëror”, Romeo Kara: Berisha nuk mund

Avokati Romeo Kara tha se Gjykata e Strasburgut ka vulosur faktin që 21 janari është krim shtetëror. Për këtë arsye, sipas tij, këtë hetim duhet ta marrë në dorë SPAK-u.

Kemi rezultate dhe vlerësime paraprake nga Strasburgu, i ka vënë vulën asaj qe kemi thënë me kohë, është krim shtetëror, duhet të hetohet sepse nuk është bërë hetim i plotë. Këtë hetim detyrimisht duhet ta bëjë SPAK. Tani SPAK është i detyruar. Kemi pasur dy vendime më parë nga gjykata që mbështesin mos-regjistrimin e çështjes nga SPAK”, tha Kara në një intervistë për “Report Tv”.

Më tej, avokati shtoi se këto hetime janë penguar për shumë kohë. Ai shtoi se Berisha asokohe u mundua të prishte provat, duke fshirë serverët.

“Për mua bien poshtë të gjitha legjendat se personat janë vrarë me armë. Është kontestuar prishja e provave dhe pengimi i hetimit pasi ka pasur konflikt verbal e më tepër se verbal me prokurorin e përgjithshëm në atë kohë, e nuk është zbatuar nga prokuroria urdhri për arrestimin e gardistëve. Janë prekur serverat për prishjen e provave. Mënyra si është instrumentalizuar kjo vrasje shtetërore nga Berisha... Duke qenë në krye të shtetit si president Berisha në 97 janë vrarë mbi 3700 persona.

Me Gërdecin e Bëri Gërdec. Me 21 janarin... Ky njeri është gjakatar, ka një egoizëm për pushtet, e për të tepër që qëndron si alternativë për pushtet. Aty ku është derdhur gjak e ka të vështirë ta mbyllë. Në mos ky SPAK ndoshta një SPAK tjetër do të merret dhe ta zbardhë çështjen”, shtoi më tej Kara në studion e Report Tv.

kara

Lini një Përgjigje