Përveç njohjes së marrëdhënieve ndërkombëtare, në profilin e Linkedin Sulo e quan veten edhe bloger, publicist politik, aktivist social dhe menaxher biznesi.
Këshilli Mbikëqyrës i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare ka emëruar Erlind Sulon si drejtor të ri të përgjithshëm të KESH.
Sulo është prezantuar këtë të mërkurë para stafit të KESH duke zëvendësuar në këtë detyrë drejtorin e dorëhequr Ergys Verdho. Erlind Sulo ka mbajtur postin e drejtorit të FRESH në Sarandë dhe më vonë është emëruar edhe drejtor i Parkut të Butrintit.
Gjithashtu për një periudhë të shkurtër kohore ai ka qenë drejtor ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, ndërsa së fundmi ka mbajtur postin e këshilltarit në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Sipas profilit zyrtar në Linkedin, Sulo është diplomuar në Universitetin Domenikan të Illinoisit për marrëdhënie ndërkombëtare.

Përveç njohjes së marrëdhënieve ndërkombëtare, në profilin e Linkedin Sulo e quan veten edhe bloger, publicist politik, aktivist social dhe menaxher biznesi.
Edhe pse në krye të KESH do të duhej një person i fushës dhe me tepër eksperiencë, për ‘Rilindjen’ mesa duket mjafton që të vish nga radhët e partisë dhe rruga drejtë majës së hierarkisë është e sigurt./Kapitali
Lini një Përgjigje