TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Mars 2024, 14:59

Daja i Ilir Metës përlan miliarda lekë tendera nga bashkitë, financoi LSI-në dhe privatizoi pasuri publike

Shkruar nga Pamfleti
Daja i Ilir Metës përlan miliarda lekë tendera nga bashkitë,
Vladimir Metani dhe Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u shpreh disa ditë më parë se mbi 12 mijë biznese kanë mbyllur aktivitetin e tyre në vitin 2023.

Teksa Meta ngriti shqetësimin për bizneset, dajës së tij, Vladimir Metani, po i lulzon biznesi.

Daja i Ilir Metës përlan miliarda lekë tendera nga bashkitë,

Gjatë qeverisjes së Rilindjes, daja i Ilir Metës ka marrë tendera publikë me vlerë rreth 23 miliardë lekë tendera, plus miliarda nënkontraktime.

Daja i Ilir Metës, Vladimir Metani, i cili ka mbledhur vota për LSI në Kamëz, i ka marrë paratë publike përmes kompanisë Desaret Company, me nipt K01816001J.

Kompania është themeluar që në vitin 1996 dhe besohet se ka marrë dhjetëra milionë euro para publikdle ndër vite, me ndikimin e Ilir Metës.

Daja i Ilir Metës përlan miliarda lekë tendera nga bashkitë,

Metani herë ka dalë vetë si pronar, herë e ka kaluar kompaninë në emrin e shtetases Sofije Shani. Por, të dhënat tregojnë se kompania është themeluar dhe kontrollohet nga daja i Ilir Metës.

Daja i Ilir Metës përlan miliarda lekë tendera nga bashkitë,

Në një kohë kur merrte para publike, Vladimir Metani rezulton mes financuesve të LSI-së, partisë me kryetar Ilir Metën.

Prapaskena mëson se daja i Ilir Metës, Vladimir Metani, ka privatizuar pasuri publike, ndërsa ka marrë para publike kur Ilir Meta ishte kryeministër dhe në poste të tjera të larta publike.

Daja i Ilir Metës i ka marrë tenderat nga Bashkia Skrapar, Bashkia Rrogozhinë, Berat, Klos, Berat, Tiranë, Prrenjas, Kavajë, Peqin, Lezhë dhe rreth 5 milionë euro nga Rindërtimi.

Tenderat janë finalizuar kryesisht me pazar në tavolinë dhe me oferta fituese gati sa fondi limit.

Daja i Ilir Metës përlan miliarda lekë tendera nga bashkitë,

Disa nga tenderat janë firmosur nga kryebashkiakë të LSI-së deri në vitin 2023, fakt i cili krijon dyshime të forta për një skemë të organizuar korrupsioni nga Ilir Meta./ Prapaskena

Daja i Ilir Metës përlan miliarda lekë tendera nga bashkitë,

 

ilir meta vladimir metani

Lini një Përgjigje