TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Mars 2024, 13:37

Abuzoi me tenderat/ Prefektja e Fierit Rajmonda Balili nuk paraqitet në GJKKO, ndodhet në SHBA

Shkruar nga Pamfleti

Abuzoi me tenderat/ Prefektja e Fierit Rajmonda Balili nuk paraqitet në

Prefektja e qarkut të Fierit, Rajmonda Balili nuk është paraqitur në Gjykatën e Posaçme në seancën për verifikimin e masës së sigurisë ‘pezullim nga detyra’ për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera e kryer në bashkëpunim në dy raste, dhe falsifikim dokumentash në kohën kur ushtronte detyrën e kryebashkiakes së Patosit.

Rajmonda Balili po hetohet nga SPAK pasi gjatë kohës që ishte në krye të Bashkisë Patos paracaktoi kompaninë “Genti 001” fituese para se të zhvillohej tenderi, duke kryer kështu shkelje të barazisë në tendera. Bëhet fjalë për një kompani e cila rezulton me pronar 100% të aksioneve Ilir Dervishaj e cila, sipas SPAK, për tre vite rresht (2019- 2022) është shpallur fituese në 32 procedura prokurimi të organizuara nga Bashkia Patos.

Seanca vijon për pjesën tjetër të personave nën hetim, përkatësisht

Shkëlqim Beqiri - Aktualisht sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Patos. Në hetim në cilësinë e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave

Anisa Petani – Ish Nënkryetare e Bashkisë Patos, aktualisht i punësuar pranë Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Fier. Në hetim në cilësinë e Kryetarit të Vlerësimit të Ofertave në bashkinë e Patosit

Eneriada Rizai – nën hetim në cilësinë e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave

Bora Murati – Me detyrë Secialiste Urbaniste, në Drejtorinë e Urbanistikës, pranë Bashkisë Patos

Vangjel Nushi – me detyrë ish Drejtor i Drejtorisë së Monitorimit dhe Shërbimeve Publike, pranë Bashkisë Patos

Arben Manoku – Me detyrë ish Inxhinier pranë Bashkisë Patos.

fier rajmonda balili tendera

Lini një Përgjigje