TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Mars 2024, 17:32

“Dhjaksje e të dyja palëve”, Murrizi shpërthen ndaj paktit të Bardhit me Ramën: Tërheqje me turp e revolucionarëve!

Shkruar nga Pamfleti

“Dhjaksje e të dyja palëve”, Murrizi shpërthen ndaj

Ish-deputeti i PD-së, Myslym Murrizi ka shpërthyer ndaj Rithemelimit sa i takon dakordësisë së arritur me PS-në për ngritjen e 2 komisioneve hetimore në këmbim të rikthimit të normalitetit në Kuvend.

I ftuar në emisionin “Top Talk”, Murrizi e konsideroi këtë marrëveshje si një humbje për opozitën dhe tërheqje të Rithemelimit nga paralajmërimet për mosbindje civile.

Është një dhjaksje e të dyja palëve, e panë se i kishin hyrë detit në këmbë. Edhe këta revolucionarët që menduan se 20 shkurti ishte arritje e madhe se u emëruan Gazi dhe Gjekmarkaj. Kthimi në normalitet është një akt normal që të funksionojë të paktën pluralizmi. Janë disa ligje nga amnistia, kodi zgjedhor për të cilët qeverisë i duhen votat. Edhe mazhoranca ka patur jo pak kamzhikë nga ndërkombëtarët për arrogancën dhe moslejimin e funksionimit normal. Opozita ka dalë e humbur . Unë e kam quajtur lëmoshë. Është tërheqje me turp nga mosbindja civile, nga revolucioni, nga ata militantë që i qëndrojnë me shpirt poshtë ballkonit për të mbështetur Berishën se është në burg”, u shpreh Murrizi.

Më tej ai shtoi se komisionet hetimore për të cilat janë dakordësuar mes PS dhe Rithemelimi, janë çështje që po hetohen nga SPAK dhe se e vetmja arsye pse po kërkohet ngritja e tyre është që Gazment Bardhi të fitojë besueshmëri politike.

Komision hetimor për 2 çështje që janë në SPAK është një tollovi politike për të fituar kredinciale politike disa birbo që nuk kanë vota në terren meqë kemi hyrë në vitin elektoral, përfshi edhe Gazment Bardhin”, nënvizoi Murrizi.

murrizi

Lini një Përgjigje