TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Mars 2024, 16:56

“Shqiptarët janë mësuar nga Ndrangheta”, gazetari: Pse grupet kriminale po përdorin snajper në ekzekutime

Shkruar nga Pamfleti

“Shqiptarët janë mësuar nga Ndrangheta”, gazetari:

Gazetari, Sokol Bregu duke folur për atentatet e fundit të ndodhura në vendin tonë, u shpreh se shqiptaret janë mësuar nga Ndraghetta për të djegur armën dhe makinat pas krimeve.

Në një intervistë në ‘Ora News’ ai shtoi se futja e ekzekutimeve me snajper si ai që u kap në Vlorë, po përdoren nga grupet kriminale, pasi sipas tij mund të kryesh krime pa u kapur kurrë.

Kjo në fakt është një histori që shqiptarët janë mësuar nga Ndraghetta. Ndraghetta diku tek vitet 2005-2010, në cdo atentat që kryente i digjte të gjitha armët, digjte edhe automjetet me të cilat kryente krimet. Dashuria e shqiptarëve për armët është e pajustifikueshme.

Në rastin konkret Shqipëria i djeg armët kur kryen krime për të mos lënë gjurmë. Depot a armëve janë markete vdekjesh. Kohët e fundit në Shqipëri janë goditur 5 ose 6 baza kryeosre ku furnizohen organizatat kriminale. Armët që janë gjetur janë armë të reja.

Në Vlorë u kapën një numër shumë i madh armatimesh. Një ishte kryesori, snajperi. Ishte një pushkë me precision shumë të lartë. Nëse gjen një ekspert që di ta përdori mirë pushkën, me atë snajper mund të kryesh krime pa u kapur kurrë. Pasi është një pushkë që e ka përqindjen e ekzekutimit shumë të lartë”, tha ai.

 

Lini një Përgjigje