TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Mars 2024, 16:13

“Atentati në Shkodër jo i mirë menduar”, Sokol Bregu: Autorët kanë lënë gjurmë, brenda 24 orëve do ketë arrestime!

Shkruar nga Pamfleti

“Atentati në Shkodër jo i mirë menduar”, Sokol Bregu:

Gazetari, Sokol Bregu ka zbuluar detaje të reja lidhur me atentatin në Shkodër ku u plagosën 2 persona, njëri prej të cilëve student i akademisë së policisë.

Në një intervistë për “OraNews”, Bregu u shpreh se atentati ishte jo i menduar mirë dhe se autorët kanë lënë gjurmë. Sipas Bregut, policia brenda 24 orëve do bëjë edhe arrestimet e para për këtë ngjarje.

Mënyra se si është krijuar atentati me një qitje të jashtëzakonshme, me shumë shkrehje të jep një ide që është një atentat jo i menduar mirë.

Nga mënyra se si e ka parë policia, kanë lënë shumë gjurmë. Për të cilën policia beson se brenda 24 orësh, nga ky moment do ketë edhe arrestimet e para për këtë ngjarje.

Ka gjurmë në vendin e ngjarjes, ka disa kamera të cilat kanë dhënë një qasje për identifikim. Mendoj se janë nën kontroll lëvizjet e personave që e kanë shkaktuar këtë atentat. Realizimi i atentatit ishte amatoresk. Duket që nuk është atentat me pagesë”, tha ai.

Lini një Përgjigje