TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Mars 2024, 18:31

“Ilir Meta simboli i korrupsionit”, Romeo Kara: SPAK të mos e mbajë peng çështjen CEZ-DIA!

Shkruar nga Pamfleti

“Ilir Meta simboli i korrupsionit”, Romeo Kara: SPAK të mos e

Avokati Romeo Kara tha se SPAK nuk duhet të mbajë peng aferën CEZ-DIA. Ai kërkoi që të dijë se çfarë do të bëhet me Ilir Metën, të cilin e quajti simbol të politikës së korrupsionit.

Në një intervistë për ‘Report Tv’, Kara deklaroi se është koha për t’i dhënë fund heshtjes përballë rasteve madhore të korrupsionit.

ÇEZ DIA është te rruga Jordan Misja. Nëse kanë për ta mbyllur atë çështje ta mbyllin nëse kanë për ta hapur ta hapin. Duam të dimë çfarë bëhet me këtë bandit që është pasuruar përtej imagjinatës. Dua të dimë çdo bëhet me këtë person që është simboli i politikës së korrupsionit. Boll më me heshtje përballë rasteve madhore të korrupsionit. Korrupsioni tradhti kombëtare”, tha ai.

Kujtojmë se më herët kryetari i PL është marrë në pyetje nga prokurorët e SPAK për aferën CEZ-DIA që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej mbi 414 milionë eurosh.

cez-dia

Lini një Përgjigje