
Megjithatë, në një shtet i cili mban rekordin për më shumë ditët zyrtare pushimi në një vit kalendarik, ç’do ndryshonte një ditë pushimi më shumë?!
Kryeministri Edi Ram ka njoftuar se dita e premte, datë 15 mars, do të jetë pushim zyrtarë për të gjithë administratën. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Rama me anë të një postimi në rrjetin e tij social “Instagram”.
Kryeministri mesa duket është munduar që të kujdeset për administratën, e cila si gjithmonë në fundjavë e 'respekton' orarin zyrtar, ku të gjithë vrapojnë të ikin sa më herët nga puna.
Ndodhur në këto kushte, kur e enjtja e kësaj jave është pushim për shkak të festës zyrtare të ditës së verës, Rama vendosi që t’u a japë pushim edhe të premten, në mënyrë që punonjësit e administratës, të lodhur nga një ditë pushimi të mos dalin në punë për 1 ditë në fundjavë.
Megjithatë, në një shtet i cili mban rekordin për më shumë ditët zyrtare pushimi në një vit kalendarik, ç’do ndryshonte një ditë pushimi më shumë?!
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje