TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Maj 2025, 19:45

Sulmoi Apelin për gjobën 500 mijë euro, zbardhet vendimi që acaroi Edi Ramën; shkak i aksidentit punimet në rrugë

Shkruar nga Pamfleti

Sulmoi Apelin për gjobën 500 mijë euro, zbardhet vendimi që

Një vendim gjyqësor që detyron shtetin të paguajë 500 mijë euro për një aksident pa pasoja për jetën ka ngjallur indinjatën e Kryeministrit Rama, i cili 2 ditë më parë e cilësoi “gafë” të drejtësisë.

Kemi humbur një gjyq në Apel ku i kërkohet shtetit të paguajë 500 mijë euro për një përplasje me makinë 8 vite më parë, ku nuk ka pasur as të vdekur e të plagosur, por shoferi me bashkëshoferen kanë pasur vizionin të hedhin shtetin në gjyq për rrezikun e jetës. Vendimi është marr brenda një dite dhe shteti është goditur me 500 mijë euro”, tha Rama. 

Vendimi për të cilin Rama akuzon drejtësinë është dhënë nga gjyqtari i Vlorës, Hektor Sinanaj në Dhjetor të 2020 dhe është lënë në fuqi edhe nga gjyqtarja e Apelit në Tiranë, Marsela Dervishi gjatë këtij muaji. Bëhet fjalë për një aksident të ndodhur në Gusht të 2017-ës, në kantierin e rrugës Vlorë –Peshkëpi, ku u përfshinë 6 gra, të afërme me njëra-tjetrën. E plagosur mbeti Eglantina Demiraj, pasagjere e vendit të parë, ndërsa të tjerët shpëtuan pa lëndime. Makina që drejtohej nga Nikoll Kacaj doli nga rruga e përfundoi në kanal.

Në vendimin e Gjykatës së Vlorës, që Report TV ka arritur të sigurojë, thuhet se e plagosura Eglantina Demiraj, ka pësuar dëmtime në shtyllën kurrizore, vështirësi në lëvizjen e këmbëve, që sjellin humbje të aftësisë së përkohshme për punë. Aksidenti, sipas gjykatës, ka ardhur si pasojë e punimeve që po kryheshin në rrugë dhe mungesës së sinjalistikës.

Pala e paditur, dhe që sipas vendimit të gjykatës do të duhet të paguajë dëmshpërblimin, është Fondi Shqiptar i Zhvillimit, pavarësisht se punimet në rrugë i ishin besuar një kompanie private. Në vendimin e argumentuar të Gjykatës së Vlorës, shpallur më 24 Dhjetor 2020, faji bie mbi Fondin, pasi “Leja e Ndërtimit ka dalë në emër te këtij institucioni, dhe se ai konsiderohet përgjegjës për zhvillimin e projektit, mbikëqyrjen dhe zbatimin e tij. Për pasojë, çdo dëm i shkaktuar palëve të treta, nga përdorimi i këtij segmenti rrugor, është vlerësuar si një barrë që duhet ta mbajë enti shtetëror. /Shqiptarja.com

Sulmoi Apelin për gjobën 500 mijë euro, zbardhet vendimi që

Lini një Përgjigje