TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Maj 2025, 18:20

"Berisha po keqpërdor mesazhin e Ambasadës së SHBA", Spahiu: Pritet reagim i ashpër nga DASH!

Shkruar nga Pamfleti

"Berisha po keqpërdor mesazhin e Ambasadës së SHBA",

Juristi Kreshnik Spahiu ka folur lidhur me zgjedhjet e 11 Majit. Ai e ka cilësuar urimin e Ambasadës së SHBA ndaj popullit shqiptar si një mesazh të qartë, se SHBA ka njohur zgjedhjet.

Spahiu tha se nëse Berisha do ta keqpërdorë mesazhin, atëherë mund të ketë edhe një deklaratë të ashpër nga DASH.

“Kishte 3 ditë që liderët e opozitës po e përdorin heshtjen e SHBA si mosnjohje të zgjedhje dhe ky mesazh i vuri kapakun nëse i njohin ose jo zgjedhjet. Ata që duan që ta lexojnë në një optikë tjetër, nëse PD do ta keqinterpretojë dhe do të keqpërdori urimin e ambasadës nuk është çudi që të ketë një reagim të ashpër të DASH. Nëse ata nuk dinë që të lexojnë një mesazh do të pasohet me konsekuenca të tjera. Është një mesazh i qartë ku urohet populli shqiptar për zgjedhjet dhe nuk urohet nëse zgjedhjet janë manipuluar. Është një mesazh i drejtpërdrejt ku urohet populli për mënyrën se si populli shprehu vullnetin e tij”, tha ai për “Report Tv”.

Për Spahiun, mungesa e një urimi për kryeministrin Rama mund të interpretohet edhe si pjesë e një qasjeje të re të SHBA-së ndaj Shqipërisë.

“Amerika nuk ka bërë thirrje që në Shqipëri të mos votohet Sali Berisha ose Edi Rama, ata kanë qenë indiferent. Kur SHBA do të ndërhyjë në një proces zgjedhor e bëjnë hapur atë. Ata i kanë mesazhet e qarta. Dikush mund të thotë se nuk uruan Ramën sepse ka një qasje të re të SHBA me Shqipërinë. Edhe kryeministrin e Gjermanisë se uruan, po në Kosovë ka ndonjë urim për Kurtin. Berisha dy ditë para zgjedhjeve tha se do t’i hiqet non grata dhe të na sqarojë pak se në çfarë date do të niset në SHBA, apo është harruar kjo gjë?”, u shpreh ai.

Lini një Përgjigje