TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Maj 2025, 17:46

Vetëm një vit në detyrë, largohet drejtoresha e QSUT; emri që pritet ta zëvendësojë

Shkruar nga Pamfleti

Vetëm një vit në detyrë, largohet drejtoresha e QSUT; emri

Largohet nga drejtimi i Qendrës Spitalore Universitare Alma Cani.

Në vend të saj pritet të emërohet mjekja pediatre onkohematologe Profesoresha Donjeta Bali.

Sipas mediave, të enjten do të bëhet prezantimi i drejtores së re me stafin drejtues të QSUT.

Profesoreshë Bali është prej më shumë se 20 vite pjesë e QSUT pasi ajo ofron kujdes shëndetësor në shërbimin e pediatrisë e specializuar në fushën e onkohematologjisë pediatrike dhe sëmundjet e rralla.

Profesoreshë Alma Cani, ish-shefja e reanimacionit në spitalin Universitar Shefqet Ndroqi qëndroi në krye të qendrës më të madhe spitalore për afro 1 vit. Cani erdhi në krye të QSUT në 25 mars 2024.

Cani mori vendin e Albana Ficos, e cila qëndroi për disa vite në krye të QSUT. Largimi i saj erdhi pas zjarrit që ra te Godina e re e urgjencës. Ndërkohë gjatë kohës që në krye ka qenë Cnai, ka pasur akuza të shumta ndaj QSUT për mungesë ilaçesh, sidomos për te Onkologjiku. Jo më kot në krye të institucionit është emëruar një mjeke Onkohematologe.

Lini një Përgjigje