TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Maj 2025, 16:48

U plagos me thikë nga bashkëmoshatari, flet 15-vjeçari: Nuk e kam bullizuar, e mësonte i ati të na godiste

Shkruar nga Pamfleti

U plagos me thikë nga bashkëmoshatari, flet 15-vjeçari: Nuk e

Zbardhet dëshmia e 15-vjeçarit i cili u plagos me thikë nga bashkëmoshatari pas një konflikti për motive të dobëta.

Ai u shpreh se aktualisht ndodhet drejt përmirësimit dhe se ditën e ngjarjes mori tre goditje me thikë nga bashkëmoshatari i tij. Sipas 15-vjeçarit, autori ishte një person agresiv prej familjes së tij pasi i ati ishte një person i alkoolizuar. 15-vjeçari mohon ta ketë bullizuar bashkëmoshatarin.

I mituri tha gjithashtu se pas një postimi të një Story nga ana e autorit, ata e kishin lënë të sqaroheshin pasi të kishin dalë nga shkolla por ai e kishte shtyrë dhe 15-vjeçari i ishte kundërpërgjigjur duke e ofenduar.

15-vjeçari theksoi se autori e kishte paramenduar kohë më parë sulmin me thikë dhe se e njëjta gjë kishte ndodhur edhe një vit më parë, kur i mituri kishte goditur me thikë edhe tre shokë të tij gjatë një ndeshje futbolli.

Më tej, ai shtoi se kishte qenë prezent kur babai i autorit i kishte kërkuar djalit të tij që cilido nga bashkëmoshatarët e ofendonte, ai duhet t’i kundërpërgjigjej duke i goditur me thikë.

“Unë jam mirë aktualisht dhe jam drejt përmirësimit. Kam marrë 3 goditje. Ai është një person agresiv prej familjes së tij sepse babai i tij është një person i alkoolizuar. Unë nuk e kam bullizuar asnjëherë autorin.

Ai ka postuar një story në rrjetet sociale për mua dhe pasi kemi dalë nga shkolla kemi tentuar të sqarohemi, por ai më shtyu dhe unë më pas e kam ofenduar. Ai e kishte të paramenduar sulmin me thikë shumë kohë më parë.

Autori ka goditur një vit më parë edhe tre shokët e mi për një ndeshje futbolli. Pavarësisht gjërave unë e kam falur.

 Unë kam qenë prezent kur babai i tij i ka thënë autorit që cilido nga ne që e ofendon, ai duhet t’i kundërpërgjigjet duke na goditur me thikë”, tha i mituri për “News 24”.

Lini një Përgjigje