TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Maj 2025, 14:46

Reagimi i Ambasadës së SHBA për zgjedhjet, Demaliaj: Mesazh me qëllim uljen e tensioneve

Shkruar nga Pamfleti
Reagimi i Ambasadës së SHBA për zgjedhjet, Demaliaj: Mesazh me
Ilir Demialiaj

Analisti Ilur Demalia ka komentuar deklaratën e ambasadës së SHBA-ve lidhur me zgjedhjet e 11 majit. Sipas tij reagimi i Shteteve të Bashkuara ishte ‘njohje e zgjedhjeve 

"I kanë bërë të gjitha analizat dhe më pas kanë reaguar. Është një reagim që do të ulë tensionet.  Një mesazh diplomatik. Ajo që duhet diskutuar është çfarë do të ndodhë me opozitën në Shqipëri, sepse de facto nuk kemi opozitë. Edhe po të bëhen zgjedhje çdo 3 muaj, opozita do të shkojë poshtë e më poshtë. Berishën e kuptoj, është në lojë për të mbrojtur veten, familjen, po ata të tjerët nuk i kuptoj", u shpreh Ilir Demalia për "Top Channel".

Ndërsa analisti Besian Zogaj tha se mesazhi i SHBA tregon se nuk ka hapje ndaj mazhorancës as mbyllje ndaj opozitës. 

"Këtu po flasim për politikat e një fuqie të madhe. Dhe fuqitë e mëdha kanë agjendën e tyre. Ata kanë parë rezultatet, kanë marrë raportet e tyre, i kanë analizuar dhe kanë dalë në një deklaratë që i njeh zgjedhjet e 11 majit. Nuk trajton as mazhorancën, as opozitën, trajton zgjedhjet. Nuk ka hapje ndaj mazhorancës dhe mbyllje ndaj opozitës. Nuk duhet të hedhim shashka. Kanë thënë që populli ka vendosur, ne i njohim zgjedhjet dhe do të vazhdojmë bashkëpunimin", tha Zogaj.

 

.

Lini një Përgjigje