TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Maj 2025, 12:14

Akuzat nga SPAK, dënohet me burg ish drejtoresha e Tiranës, Deborah Keçi

Shkruar nga Pamfleti
Akuzat nga SPAK, dënohet me burg ish drejtoresha e Tiranës, Deborah
Deborah Keçi

GJKKO ka shpallur vendimet për të pandehurit e dosjes së njohur si “5D”.

Për të pandehurën Deborah Keçi, GJKKO ka dhënë dënimin me 1 vit burg.

Por sipas GJKKO e akuzuara përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe do të kryejë 16 muaj shërbim prove si dhe do ti hiqet e drejta të ushtrojë funksione publike për 5 vite.

Ndërkohë tre personat e tjerë, Teuta Guri Renaldo Gjerasi dhe Jetjon Mera, janë dënuar fillimisht me 9 muaj burg, që konvertohet për shkak të gjykimit të shkurtuar me 6 muaj burg.

Dënim që në fund është konvertuar në 60 orë punë në interes publik 60 orë punë në interes publik për secilin prej tyre.

Akuzat e SPAK për Deborah Keçi

Nga veprimet hetimore të kryera lidhur me këto procedime penale janë mbledhur provat dhe është provuar fakti se shoqëria tregtare “5D Konstruksion” sh.p.k (e njëjtë me shoqërinë me emrin “V.A.S Konstruksion” sh.p.k), e cila është zotëruar në mënyrë indirekte nga shtetasit Redi Molla dhe Mariglen Qato, ish funksionarë në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm dhe Drejtorit të Drejtorisë në institucionet në varësi të Bashkisë Tiranë ka përfituar kontrata publike në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik nga autoritetet kontraktore “Tirana Parking” dhe “Klubi Sportiv Tirana”.

Së pari, nga hetimet e kryera është provuar fakti se e pandehura Deborah Keçi në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor “Klubi Sportiv Tirana”, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë, në bashkëpunim me të pandehurit Teuta Guri, Jetjon Mera dhe Rejnaldo Gjerazi, në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave kanë krijuar për operatorin ekonomik “5D Konstruksion” sh.p.k avantazhe dhe privilegje të padrejta në procedurën e prokurimit me objekt “Rikonstruksion Palestra e Mundjes” të zhvilluar në datën 09.12.2020.


Nga provat e mbledhura gjatë hetimeve, është provuar fakti se e pandehura Deborah Keçi, në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor është dakortësuar me përfaqësuesin e operatorit ekonomik “V.A.S Konstruksion” sh.p.k për ta shpallur fitues të procedurës së prokurimit që në fazën e përgatitjes së dokumenteve, ende pa u shpallur procedura.

Të pandehurit Teuta Guri, Jetjon Mera dhe Rejnaldo Gjerazi, në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, nuk kanë ushtruar në përputhje me ligjin detyrën e tyre për vlerësimin dhe klasifikimin e ofertave, por kanë vlerësuar dhe klasifikuar në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik operatorin ekonomik “5D Konstruksion” sh.p.k, i cili ka qënë i paracaktuar për tu shpallur fitues nga e pandehura Deborah Keçi.

dënohet me burg deborah keçi dosja \\\\\\\'5d\\\\\\\'

Lini një Përgjigje