TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Maj 2025, 18:31

Kreshnik Spahiu paralajmëron ndryshime në qeveri: Rama do largojë të gjithë ata që SPAK i ka në shënjestër

Shkruar nga Pamfleti

Kreshnik Spahiu paralajmëron ndryshime në qeveri: Rama do largojë

Juristi Kreshnik Spahiu ka paralajmëruar shkarkime në radhët e qeverisë. Ai ka deklaruar se kryeministri Rama ka nisur një proces “spastrimi” brenda Partisë Socialiste. Sipas tij, Rama synon largimin e çdo zyrtari që është subjekt hetimi apo përgjimi nga SPAK.

“Edi Rama po bënë një lloj spastrimi për të larguar çdo socialist që është pjesë e hetimeve të SPAK. Po bënë një projekt që të mos ketë më telashe që i kanë shkaktuar pasoja të mëdha të bashkëpunëtorëve të tij që janë arrestuar dhe të pandehur. Unë mendoj se Rama është i pari që e ka ndjerë koston që ka PS nga disa çështje korruptive që janë sot objekt i hetimit të SPAK. Fakti që partitë e reja nuk u bënë me Ramën treguan se s’janë me Ramën.

Berisha i mbante ministrat dhe nuk i ndërronte, kurse Rama se ka problem ai mjafton që të jetë vet kryeministër dhe ka për borxh të marr çdo emër. Ai është njeri i surprizave dhe merr edhe njerëz pa meritokraci. Unë kam një bast politikë Rama nuk do bëjë ministër asnjë nga xhaketat e vjetra të PS që kanë shumë vite në Kuvend. Ai do bëjë një qeveri me emra të panjohur”, tha Spahiu për "Report Tv".

Lini një Përgjigje