TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Janar 2025, 22:19

“Nuk zgjidhet me urrejtje klasore kjo punë”, Gjokutaj për “21 Janarin”: Ishin 13 kamera, serverat më pas u riformatuan

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk zgjidhet me urrejtje klasore kjo punë”, Gjokutaj për

Avokati Genc Gjokutaj tha se vrasjet e protestuesve në  21 Janar janë vrasje nga pakujdesia.

Sipas tij, serverët e kamerave në vendngjarje janë marrë shumë vonë nga prokuroria, çka ka bërë që ato të riformatohen për shkak të kapacitetit mbajtës.

Është vrasje nga pakujdesia, nuk është vjedhje që nuk ka pa dashje. Nuk janë të gjitha në kokë, nuk është provuar, nuk po e nxjerrin dot këta sot. SPAK e bëri para Strasburgut moskompetencën. Nuk zgjidhet me urrejtje klasore kjo punë, kjo zgjidhet me çmim provash nëse të ka mbetur ndonjë provë, atje kanë qenë 13 kamera që janë marrë serverët, janë riformatuar. E di kapacitetin mbajtës? Kur i ka sekuestruar prokuroria, e di ti? Pas 15 ditësh i ka sekuestruar. Ka kamera që kanë 2 ditë kapacitet mbajtës, ka që e kanë 1 muaj”, tha Gjokutaj në emisionin Now në Euronews Albania.

 

Lini një Përgjigje