
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin Open në Neës 24, duke folur për 21 janarin e 2011, ku gjatë protestës së thirrur nga opozita e asaj kohe, mbetën të vrarë 4 protestues, aludoi se ka një pakt të heshtur mes palëve politike që kjo ngjarje mos të hetohet deri në fund.
Sipas saj, ka vetëm dy mënyra që ngjarja të zbardhet: ose duke bashkëpunuar me ndërkombëtarët, kryesisht SHBA-të ose të ketë të penduar të drejtësisë.
“Politika është bashkë për të mos e zbardhur 21 janarin. Protesta në atë kohë u thirr nga Rama, pas videos së Metës. Të hetohet Rama dhe zyrtarë të lartë të PS të kohës, që organizuan protestën. Mendoj se ka pakt të heshtur që kjo histori mos të zbardhur. Zonja Ina Rama pse nuk shkoi në kryeministri, të hetonte për pengim të drejtësisë dhe ta hetonte edhe kreun e opozitës së kohës z Rama, për organizimin e demonstratës.
Uroj që SPAK t’i shkojë deri në fund 21 janarit. E vetmja mënyrë që kjo ngjarje të zbardhet është që të ketë të penduar ose SHBA-të të ndihmojnë hetimet. Ngjarja po përdoret politikisht. Rruazat e Elisa Spiropalit kushtonin sa shtëpia e Aleks Nikës”, tha Lala
Lini një Përgjigje