
Arkitekt të masakrës së 21 janarit, e quan gazetari Adriatik Doçi, ish-kryeministrin Sali Berisha.
I ftuar në Report Tv, gazetari Doçi rikthen edhe njëherë në këtë 14-vjetor dinamikën e asaj ngjarje të rëndë, që në plumbat e shtetit u morën jetën 4 protestuesve të pafajshëm, jashtë gardhit të kryeministrisë.
Doçi tha se ngjarjen e ndan në 3 faza, momentin e parë të kryerjes së krimit shtetëror, momenti i dytë manipulimi i provave të krimit nga qeveria Berisha dhe momenti i tretë që i hapi rrugë rinisjes së hetimeve, vendimi i Gjykatës së Strasburgut.
“Ngjarje që s’ke çfarë ti zbardhësh. Është si të ndodhë një ngjarje në Big Brother e monitoruar me kamera dhe nga publiku. Faza e parë është momenti i kryerjes së krimit shtetëror, kur u vranë qytetarë në bulevard, dhe u plagosen 5 të tjerë, mes të cilëve edhe një koleg gazetar që u fsheh nga pushteti. Faza e dytë është manipulimi i provave të krimit, refuzimi i urdhër-arresteve nga ana e prokurorisë në funksion të manipulimit të provave të krimit, fshirja e kamerave dhe serverit të kryeministrisë, e konstatuar nga ekspertiza amerikane dhe faza e tretë që është farsa e drejtësisë në Shqipëri, ku Gjykata e Shkallës së Parë për turpin e saj vendosi për pafajësisë të Prendit dhe llupos. Për shkak të reagimit të SHBA dhe publikut, Gjykata e Shkallës së dytë bëri një korrektim duke i dënuar për vrasje për shkak të pakujdesisë dhe ky vendim ehte vulosur pastaj nga gjykata e lartë. Këto vendime janë bërë nul nga Strasburgu që i ka gjetur vendime të pabaza dhe vendime të padrejta”, tha Doçi.
Tashmë që SPAK ka hetimet në dorë, do duhet të zbardhë se kush ishte urdhëruesi i këtij krimi shtetëror dhe rolin e ish-kryeministrit Berisha e ish-ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha. Gazetari Goçi thotë se dyshohet se urdhërues i vrasjeve është Berisha.
“Kush ka dhënë urdhrin për vrasjen e protestuesve? Për një periudhë të caktuar kohe ka pasur një alibi nga Berisha sipas së cilës garda nuk kishte nevojë të merrte urdhër, pasi ligji detyronte gardistët për të hapur zjarr mbi protestuesit nëse hynin në oborr. Protestuesit futen dhe kanë dalë dhe nuk janë qëlluar, pro janë qëlluar protestyuesit jashtë oborrit dhe me duar në xhepa. A do pranojë Ndrea Prendi të rrezikojë një burgim të përjetshëm. Kemi të bëjmë me akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese. A do pranojë Prendi dhe Llupo të shkojnë për dënim të përjetshëm, apo gjatë marrjes në pyetje në SPAK janë zbërthyer dhe kanë treguar të vërtetën.
Dyshohet se e vërtetsa është se Berisha në mënyrë verbale ka urdhëruar vrasjet e 21 janarit, si në ‘97 e ‘96 nuk ka lënë prova. Por dyshohet se urdhri është dhënë verbalisht dhe garda e ka zbatuar. Përflitet edhe për një përgjim”, vijoi Doçi.
Lini një Përgjigje