TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Janar 2025, 16:30

21 Janari, Sokol Bregu: Vështirë të shkohet te ata që dhanë urdhrat, në letra nuk ka asgjë

Shkruar nga Pamfleti

21 Janari, Sokol Bregu: Vështirë të shkohet te ata që

Gazetari Sokol Bregu beson se nuk do të ketë zbardhje për urdhëruesit e 4 vrasjeve më 21 janar.

Sipas Bregut në letra nuk ka asgjë të faktuar. Sipas tij, është shumë vështirë të shkohet te Berisha.

Nuk mendoj se do të ketë zbardhje për urdhëruesit. SPAK ende nuk ka thirrur as Bashën, as Berishën dhe as Ndrea Prendin që ka marrë dënim, dhe mendoj se nuk mund të ngrihet akuzë e dytë. SPAK ka thirrur Hysni Burgajn, Agron Kuliçajn, Muçën, Sajmir Tahirin, si njeriu politik që kishte kërkuar lejen, është bërë diçka hetim.  Vështirë të gjendet urdhëruesit. Në letra nuk ka asgjë. Kush e dha urdhrin nuk ka ndonjë dyshim se vetë Berisha ka thënë disa herë ‘të njëjtën gjë do bëja, më  vjen keq që u vranë, kërkohej në fakt koka e Ramës dhe jo e katër protestuesve”. E ka thënë hapur publikisht, ai e merr përsipër çdo gjë duke e pranuar që është vrasje shtetërore. Çështja është a e faktojmë dot ne ligjërisht, nuk e faktojmë dot", tha ai në "MCN". 

Lini një Përgjigje