
Zjarri i një dite më parë i cili ra në katin e katërt të një ndërtese te 'Komuna e Parisit', raportohet se ka djegur zyrat e një banke të nivelit të dytë në katin e 5-të dhe një restorant në katin e 6-të.
Sipas njoftimit të policisë ditën e sotme bëhet me dije se sipas hetimeve paraprake dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e plota.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për rënien e zjarrit në katin e 4-t të një ndërtese, në rrugën “Tish Daija”, bëjmë me dije se paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht. Nga përhapja e flakëve u dogjën zyrat e një subjekti privat në katin e 4-t, zyrat e një banke të nivelit të dytë në katin e 5-të, dhe një restorant në katin e 6-të. Vijojnë hetimet për dokumentimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njoftoi sot policia.
Lini një Përgjigje