
SPAK ka kërkuar dënimin me 1.6 vite burg për ish-kryebashkiakun e Pogradecit Eduard Kapri.
Kapri akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës e kryer në bashkëpunim. Për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi zbritet në 1 vit.
SPAK e mori të pandehur ish-kryebashkiakun pasi e akuzon se me ndihmën e dy zyrtarëve të tij lejoi përfundimin e punimeve të pezulluara të pallatit 12 katësh të shoqërisë Gedi sh.p.k, ku ai vetë ka qenë administrator.
Organi hetues thotë se pasi fitoi zgjedhjet për kryetar bashkie firmën e kaloi në emër të të vëllait. Sipas hetimeve pallati që ishte 12 katësh në lagjen nr. 3 të Pogradecit, u bë dhe me 2 kate shtesë, pra 14 kate.
Të pandehur për akuzën e 'shpërdorimit të detyrës' janë marrë dhe juristi i bashkisë, Besjan Meço dhe Besmira Niko në cilësinë e Specialistes pranë Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit në Bashkinë Pogradec.
Lini një Përgjigje