
Xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika ngriti zërin edhe sot për drejtësi për nipin e tij që u vra para kryeministrisë më 21 janar 2011.
Nika thotë se politika vijon të përpiqet të bëjë presion me qëllim që kjo çështje të mbyllet.
“Është viti i 14 që vendosim lule aty ku janë vrarë Aleksi me shokë. Çështja vijon të jetë e pazbardhur se drejtësia ishte e implikuar me politikën e sot e kësaj dite po përpiqet ta fshijë si ngjarje të vrarët të konsiderohen si të vrarë ‘mish për top”, tha Mark Nika.
Xhaxhai i Aleks Nikës u shpreh gjithashtu se besimin e ka tek SPAK.
“Strasburgu ka vendosur që hetimi të bëhet nga SPAK. Hetimet po shkojnë në rrugën e mbarë. Po thirren persona që janë në dijeni dhe po bëhet ekspertimi i provave materiale. SPAK e ka marrë seriozisht. Kërkojmë drejtësi, kush i vrau dhe pse i vrau" thotë xhaxhai i Aleks Nikës në një intervistë për Report Tv.
Lini një Përgjigje