
Në rajonin e Korçës, reshjet e dëborës janë rikthyer sërish. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë thirrje që shoferët të tregohen të kujdesshëm gjatë qarkullimit në këto zona.
Përmes një njoftimi publik, ARRSH-ja thekson se në Doganën Kapshticë, në Korçë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, Korçë-Ersekë, Ersekë- Leskovik, borëpastrueset ndodhen në terren po punojnë me pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës në mënyrë që qarkullimi kryhet pa probleme.
????Në orët e para të mëngjesit filluan reshjet e dëborës në Rajonin e Korçës????️ ????Në Doganën Kapshticë, në Korçë-Dardhë,...
Posted by Autoriteti Rrugor Shqiptar on Tuesday 21 January 2025
“Në orët e para të mëngjesit filluan reshjet e dëborës në Rajonin e Korçës. Në Doganën Kapshticë, në Korçë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, Korçë-Ersekë, Ersekë- Leskovik, borepastrueset ndodhen në terren dhe po punojnë me pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës. Qarkullimi kryhet pa probleme.
Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit për shkak të lagështisë në rrugë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore”, thuhet në njoftim.
Lini një Përgjigje