TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Janar 2025, 10:11

14 vite nga 21 janari, familjarët e viktimave mblidhen para Kryeministrisë; shoqërohen nga ministrat socialistë 

Shkruar nga Pamfleti
14 vite nga 21 janari, familjarët e viktimave mblidhen para
Pamje nga homazhet

Janë zhvilluiar homazhe në Bulaverdin "Dëshmorët e Kombit" në përkujtim të 4 viktimave të protestës së 21 janarit.

Në protestë kanë marrë pjesë figura të rëndësishme të Partisë Socialiste si Ogerta Manastirliu, Belinda Balluku, Elisa Spiropali, Taulant Balla, Ulsi Manja, Rakip Suli etj. 

Ata kanë vendosur nga një lule për secilin nga viktimat.  Familjarët e viktimave së bashku me ministrat e PS shkuan drejt kryeministrisë. 

Prostesta e 21 janarit 

Në 21 janar 2011, opozita socialiste thirri në protestë qytetarët, pas videoskandalit Meta-Prifti, ku flitej për aferë korruptive. Protestuesit u mblodhën para Kryeministrisë, me thirrje kundër kryeministrit të atëhershëm Sali Berisha.

Por, kur turma tentoi të hynte në oborrin e Kryeministrisë, situata u tensionua dhe shumë shpejt nisën të shtënat me armë nga ambienti i brendshëm. Plumbat lanë pas katër viktima: Hekuran Dedën, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Aleks Nikajn.

Sali Berisha akuzoi Partinë Socialiste se donte t’i bënte puç. Ndërsa opozita akuzoi si urdhërues të vrasjeve kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm.

Hetimi i parë çoi si të pandehur për ngjarjen Ndrea Prendin dhe Agim Llupon. Gjykata vlerësoi se vrasjet e Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedajt kanë ndodhur nga pakujdesia dhe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite.

14 vite nga 21 janari, familjarët e viktimave mblidhen para

 

21 janari homazhe per viktimat e 21 janari

Lini një Përgjigje