
Akt terrorist i quan 4 vrasjet e 21 janarit, Zef Brozi, ish-kreu i Gjykatës së Kasacionit në Shqipëri.
Në një postim në rrjetet sociale, Brozi shprehet se sot kur shënohen 14 vite nga ky krim shtetëror, pandëshkueshmëria dhe padrejtësia për 21 janarin ende po vazhdon.
Hetimet tashmë janë prej 6 muajsh në duart e SPAK, por sipas Brozit po zvarriten për urdhërdhënësit kryeministror të këtij akti terrorist. E sipas tij, kjo zvarritje dëshmon se ka ende prokurorë e gjyqtarë që mbrojnë krimet e Sali Berishës.
“Sot në 14-vjetorin e 21 Janarit 2011 kur shteti berishian vrau 4 protestues e plagosi dhjetëra te tjerë, për turpin dhe korrupsionin e gjykatave dhe prokurorisë, Pandëshkueshmëria dhe Padrejtësia vazhdon. Vonesat dhe zvarritjet që SPAK po bën me hetimet e Urdhërdhënësit kryeministror të këtij akti terrorist dëshmojnë se akoma ka prokurorë e gjyqtarë që mbrojnë krimet e Sali Berishës”, shkruan Zef Brozi.
Sot shënohen 14 vite nga vrasja e 4 protestuesve më 21 janar 2011 në Bulevard. Dosja po hetohet nga SPAK, ndërsa nuk janë marrë në pyetje nivelet politike.
Më 21 janar u vranë: Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.
Lini një Përgjigje