TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Janar 2025, 19:09

Pak minuta shi “përmbytin” Durrësin, rrugët mbulohen nga uji

Shkruar nga Pamfleti

Pak minuta shi “përmbytin” Durrësin, rrugët mbulohen

Batërdia me ndërtimet duket se e ka bërë Durrësin qytetin më të rrezikuar nga përmbytjet. Kanë mjaftuar pak minuta shi i rrëmbyer dhe qyteti bregdetar është mbuluar nga uji.

Një pjesa e madhe rrugëve janë pushtuar nga uji duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.  Kjo situatë është e disata herë që ndodh.

Ndërtimet e shumta kanë dëmtuar kanalet ujëmbledhëse dhe sa herë që ka shi, Durrësi kthehet në makth për ata që jetojnë aty.

Lini një Përgjigje