
Protestuesit marshim përgjatë Unazës së Tiranës...
Pas më shumë se katër orësh në rrugë, protesta kundër qeverisë dhe klasës politike vijon të mbajë të mobilizuar qindra qytetarë në kryeqytet.
Pas tubimit të zhvilluar përpara Kryeministrisë, protestuesit u zhvendosën në marshim nëpër rrugët kryesore të Tiranës, duke hyrë në Unazën e Vogël dhe duke vijuar drejt zonës së Brrylit e më pas pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Me flamuj kombëtarë në duar dhe pankarta kundër qeverisë, qytetarët kanë marshuar përgjatë Unazës, duke tërhequr vëmendjen e banorëve dhe drejtuesve të automjeteve që i kanë ndjekur nga afër. Po ashtu kanë krijur trafik duke paralizur qarkullimin në Unazë.
Gjatë gjithë itinerarit nuk kanë munguar thirrjet që tashmë janë bërë simbol i protestës.
“Rama jepe dorëheqjen”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Ju erdhi fundi”, “Shqipëri e Re” dhe “Poshtë kasta politike” kanë qenë disa nga sloganet që janë dëgjuar vazhdimisht përgjatë marshimit.
Ndryshe nga protestat tradicionale politike, pjesëmarrësit kanë insistuar se lëvizja nuk përfaqëson asnjë parti dhe se qëllimi i saj është kundërshtimi i klasës politike në tërësi.
Marshimi ka vijuar në mënyrë paqësore, ndërsa qytetarët kanë deklaruar se do të qëndrojnë në rrugë për aq kohë sa kërkesat e tyre të mos marrin përgjigje.
Dita e 14-të e protestës po rezulton një nga më të gjatat dhe më intensive deri më tani, me pjesëmarrës që kanë lëvizur në disa zona të kryeqytetit dhe me një mobilizim që, sipas protestuesve, nuk po njeh rënie pavarësisht kalimit të ditëve.
Teksa mbrëmja avancon, kolona e protestuesve vijon marshimin në rrugët e Tiranës, duke përcjellë të njëjtin mesazh që ka dominuar protestat e dy javëve të fundit: kundërshtimin ndaj qeverisë, opozitës dhe gjithë elitës politike të tranzicionit.
Bashkohuni me ne. Ta shporrim qelbesiren narkotrafikantin, kryehakdutin mender jush kryeminister.