
Edhe pse Gjykata Kushtetuese ka kërkuar zbatimin e vendimit të saj, mazhoranca po e mban me thonj Xhaçkën, pikërisht për të mos e hedhur në kthetrat e SPAK, çka për Edi Ramën do të jetë tepër.
Partia Popullore Europiane duket se ka shpallur Non- Grata krejt formacionin politik të Sali Berishës, dhe u ka bërë të ditur të gjithë partive aleate për qëndrimin e saj.
Dokumenti ka mbërritur edhe në Tiranë dhe u është dërguar për dijeni selive diplomatike, si një dokument zyrtar nga Strasburgu.
Në ditët e ardhshme, me instalimin e Parlamentit të ri Europian, një delegacion i Komitetit për Punë të Jashtme pritet të vizitojë Ballkanin Perëndimor, e në veçanti Shqipërinë.
Pikërisht në takimin e Tiranës do të jepet qëndrimi i qartë në lidhje me të gjitha ato forca politike që janë vendosur kundër hetimeve antikorrupsion në Shqipëri, e në veçanti kundër SPAK-ut.
Nga dokumenti që mësuam përmbajtjen e tij, bëhet e qartë, se të gjithë deputetët që marrin pjesë në grupin parlamentar të Sali Berishës nuk do të marrin pjesë në asnjë aktivitet të Partisë Popullore Europiane.
Ndërkaq, edhe SHBA e Britania e Madhe, kanë vendosur ndalimin e dhënieve të vizave apo ftesat për çdo deputet që sot është me grupin e PD-së.
Ndërkaq, kjo nuk ndodh vetëm djathtas, pasi në një situatë të tillë është edhe Olta Xhaçka, e cila që prej largimit nga posti i ministres së Jashtme, thuajse i është ndaluar çdo takim ndërkombëtar.
Sipas të gjitha gjasave, ish-ministrja e Edi Ramës do të jetë edhe Non-Grata më e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. E cila do të marrë mbi vete akuzën e ngjashme me Sali Berishën, që ka penguar drejtësinë. Kjo u bë e qartë edhe nga qëndrimi i Gjykatës Kushtetuese, javën e shkuar, e cila e akuzoi Kuvendin, posaçërisht mazhorancën e PS-së, se ka shkelur vendimin e Kushtetueses në lidhje me mandatin e Olta Xhaçkës.
Ministrja e Jashtme, e Mbrojtjes por edhe njeri i afërt të Edi Ramës pritet të marrë një ndëshkim të fortë ndërkombëtar, edhe pse po mbrohet me kthetra nga shumica qeveritare.
Edhe pse Gjykata Kushtetuese ka kërkuar zbatimin e vendimit të saj, mazhoranca po e mban me thonj Xhaçkën, pikërisht për të mos e hedhur në kthetrat e SPAK, çka për Edi Ramën do të jetë tepër.
Por duket për këtë ka menduar SHBA e BE, të cilët pritet të vendosin këto ditë. Ku sipas të gjitha informacioneve, edhe vendimi për Olta Xhaçkën dhe partinë e Berishës do të jenë në të njëjtën kohë./Pamfleti
Lini një Përgjigje