
Ditën e sotme në Gjykatën e Lartë në Dhomë Këshillimi, do të jepet vendimi mbi rekurisin e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, të cilët kërkuan ndryshim të masës së sigurisë ‘arrest shtëpie’.
Vendimi do të jepet nga gjyqtarët Ilir Panda, Sandër Simoni e Sokol Binaj. Ende nuk është caktuar një orar se kur do ta marrin vendimin trupa prej tre anëtarësh për të cilët më herët ishte kërkuar përjashtimi nga gjykimi i çështjes nga avokatët e Berishës.
Mbrojtja e këtij të fundit pretendon në kërkesën e saj se nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret që Berisha të hetohet me masë sigurie.
Ndërkohë që pak ditë më parë, Berisha njoftoi se i ishte drejtuar edhe Gjykatës së Strasburgut për çështjen e masës së arrestit.
Lini një Përgjigje