TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Korrik 2024, 10:06

Konkursi ndërkombëtar për “Rozafa Tower”, Benet Beci: Rritja e turizmit, sjell nevojën për investime dinjitoze!

Shkruar nga Pamfleti

Konkursi ndërkombëtar për “Rozafa Tower”, Benet Beci:

Në Shkodër po zhvillohet Konkursi ndërkombëtar për Rozafa Tower. Pesë studio të mirënjohura europiane po paraqesin përpara jurisë projekt idetë.

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci gjatë fjalimit hapës të konkursit deklaroi se me rritjen e turizmit është nevoja për investime dinjitoze. Më tej ai shtoi se kjo garë kompanive më prestigjioze ndërkombëtare tregon se Shkodra po tërheq vëmendjen e arkitektëve të huaj.

“Duam të kemi një ndërtim dinjitoz në qytetin tonë dhe më kërkesën në rritje për turizmin, rritet edhe nevoja për investime. Shkodra me gjithë s’ia ka fal zoti e natyre, i tërheq vëmendjen të huajve. Kjo garë tregon rëndësinë që ka qyteti jonë, duke tërhequr vëmendjen e arkitektëve të huaj', u shpreh në fjalën e tij kryebashkiaku Beci.

Ndlërkohë që kryeministri Edi Rama e ka konsideruar një event historik, konkursin ndërkombëtar ku 5 studio europiane do të paraqesin projekt-idetë për Rozafën e re.

Në fjalën e tij gjatë aktivitetit në Shkodër, Rama u shpreh se eventi do të lërë gjurmë të re për brezat që do vijnë.

Dua të përshëndës në mënyrë të veçantë, një mik të sprovuar të Shkodrës, një arkitekt, Jesus Herndandez i cili është autori i veprës publike në Shirokë dhe që po i jep dorën e fundit edhe për muzeun e kujtesës, së do jetë vlerë e shtuar për qytetin e Shkodrës. Faleminderit të gjithë konkurrentëve. Event, i cili është event historik për Shkodrën, në sesin që thashë që në fillim, sepse nga ky event fillon lënia e një gjurmë të re për brezat që do të vijnë. Dua të përshëndes dhe të falenderoj në mënyrë të veçantë Agustinin, familjen e tij, brezin e ri të familjes, për faktin që u treguan shumë të hapur, për të organizuar, edhe për të financuar konkursin, në mënyrë që, vërtet do bëhet investim privat, por falë këtij konkursi është përpjekje e përbashkët me bashkinë, shpresoj dhe besoj se do të kemi evente të tjera si ky. Do të sfidojmë Pjerin Ndreun në Lezhë, jam i bindur që duke parë nga Shkodra do mësojë”, theksoi ai.

Kompanitë pjesëmarrëse:

Benedetta Tagliabue - EMBT Architects nga Barcelona

Kuehn Malvezzi Architects nga Berlini

Selgascano Architects nga Madridi

Baukuh Architects nga Milano

Piero Lissoni & Partners nga Milano

beci

Lini një Përgjigje