TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Qershor 2024, 22:38

Nga lidhja me politikën, te zhdukja e Stafukës, gazetari: Nëse Durim Bami kthehet në ‘pentito’, do të ketë ‘tërmet’

Shkruar nga Pamfleti

Nga lidhja me politikën, te zhdukja e Stafukës, gazetari: Nëse

Gazetari Trashëgim Sokolaj teksa  ka folur për arrestimin e Durim Bamit në Dubai, tha se dëshmia e tij mund të zbardhë shumë ngjarje kriminale. Sipas tij, në 10-vjeçarin e fundit Durim Bami është një nga eksponentët kryesor të Krujë, Durrës, por edhe Tiranë.

Do t’i shërbente zbardhjes së shumë ngjarjeve nëse Durim Bami pendohet. Një nga ngjarjet e para për të cilat është akuzuar ka qenë marrja peng e shefit të policisë së Vlorës. Ka shfrytëzuar momentin që ka qenë duke lëvizur vetëm e ka futur në makinë dhe e ka mbajtur disa orë më pas ka kontaktuar me familjen e tij. Për këtë rast u dënua…Në 10-vjeçarin e fundit Durim Bami është një nga eksponentët kryesor të Krujë, Durrës, por edhe Tiranë.

Familjarë të Enver Stafukës, një person i zhdukur kanë përmendur vetëm një emër dhe sipas tyre i dyshuari kryesor për ta është Durim Bami, por kjo nuk është arritur të provohet. Profili i tij është kontakte me biznesin, politikën, përdorej si emër për të trembur, për t’u frikësuar. Gjobvënie ka të bëjë me këtë që një personazh i fortë piketon disa persona dhe i kërkon ose një pjesë të pasurisë ose të para dhe e kërcënon nëse nuk pranon do të kesh pasoja…”, tha ai në “360 gradë”.

 

Lini një Përgjigje