TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Qershor 2024, 21:48

Dubai akoma i sigurt? Llabani: Arrestimi i Durim Bamit tregon se po fryn “erë e re”, të rrezikuar edhe emra të tjerë

Shkruar nga Pamfleti

Dubai akoma i sigurt? Llabani: Arrestimi i Durim Bamit tregon se po fryn

Gazetarja Anduena Llabani ka folur për arrestimin e Durim Bamin duke komentuar edhe kriminalitetin dhe personazhe të botës së krimit që “strehohen” në Dubai.

Ajo u shpreh se arrestimi i Durim Bamit tregon se një “erë e re” po vjen dhe se do të ketë edhe emra të tjerë të botës së krimit që mund të arrestohen.

Është një erë e re, do të kemi konkluzione shumë konkrete sa i përket emrave të botës së krimit që prej vitesh jetojnë në Dubai. Nëse në historinë shqiptare të ekstradimeve kemi pasur sfida të pasuksesshme, ka një shkak…Ministria e Drejtësisë. Asnjë dokument për persona të arrestuar nuk ka pasur dokumentacionin e duhur…Kjo ose janë të paaftë, ose ka diçka që fshihet…”, tha ajo në “360 gradë”.

 

Lini një Përgjigje